Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u ka uruar të gjithë myslimanëve festën e Kurban Bajramit, njofton Llapi.info.

Veliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar që në këtë festë të ketë paqe e sofrat plot.

“Kurban Bajrami është festa më e madhe në kalendarin e shënuar të fesë islame. Në këtë ditë kremteje, besimtarët myslimanē përveç gëzimit e falënderimit për Zotin, tregojnë edhe akt solidarësie e ndjenje njerëzore me të afërmit, miqtë dhe me gjithë njerëzit përreth. Me këtë rast dua t’i përcjell te secili prej jush urimet e mia, me dëshirën që këtë ditë në familjet tuaja të ketë paqe e begati dhe sofra plotë. I uroj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkatëdhetarët tanë, të cilët këtë herë festën e Kurban Bajramit po e kremtojnë së bashku me familjet e tyre!”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info