Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet mobilizuese me strukturat drejtuese të degëve anekënd vendit, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtari i kryesisë së Nismës, Skender Reçica, kanë vizituar degët e Nismës në Podujevë dhe Obiliq.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Reçica në një postim në rrjetin social Facebook, duke shtuar se edhe Llapi, sipas tij, po përqafon idenë socialdemokrate.
“Bashkë me sekretarin e NISMA-s Socialdemokrate Bilall Sherifin, në vazhdën e takimeve me degët, sot vizituam strukturat e Nisma’s në Podujevë e më pas edhe në Obiliq. Llapi dhe Obiliqi po përqafojnë idenë socialdemokrate dita ditës më fuqishëm. Organizimi i strukturave nëpër gjithë vendin janë garancë që NISMA Socialdemokrate po gjenë përkrahje të shtuar në të gjitha qytetet e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, këto takime po bëhen në funksion të mobilizimit të degëve për zgjedhjet e parakohshme.
Nisma Socialdemokrate tash e disa ditë po i mobilizon strukturat e saj në prag të zgjedhjeve të parakohshme./Llapi.info