Drejtues të Misionit të USAID-it në Kosovë, kryetarë komunash, të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe përfaqësues të OJQ-ve kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të transparencës në komuna, të cilin hulumtim e ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, njofton Llapi.info.

Në hulumtimin që KDI ka bërë ka renditur komunën e Prishtinës të parën si komuna më transparente në Kosovës, ndërsa kjo e fundit pasohet nga Vushtrria.

Por, Komuna e Podujevës ka dalë keq në nivelin e transparencës në raportin e Institutit Demokrat të Kosovës. Sipas këtij hulumtimi, Podujeva e zë vendin e 20-të në nivel Kosove me 59.32 pikë të përgjithshme.

Dobët Komuna e Podujevës ka dalë edhe në shtyllën e parë të këtij hulumtimi, në atë të transparencës në prokurimin publik, madje në këtë shtyllë është e radhitur në mesin e Komunave më të dobëta që gjenden në zonën e kuqe. Sipas KDI-së, vetëm 5.59 pikë i ka fituar komuna në transparencën e prokurimit publik.

Podujeva e udhëhequr nga Agim Veliu, s’ka dal mirë as në shtylla tjera. Pikërisht Komuna e Podujevës është klasifikuar në kategorinë te komunat që s’i publikojnë njoftimet për shitjen e pasurisë. Podujeva është radhitur në vendin e 26 në kërkesa për qasje në dokumentet publike.

Në vendin e 13-të e ka zënë kjo komunë në shtyllën e katërt për informim dhe pjesëmarrjen e publikut. Pak më mirë Podujeva është renditur në atë për grante dhe financim, teksa për dallim nga shtylla tjera, në dy të fundit kjo komunë është renditur më mirë. Për më gjerësisht Indeksin e transparencës mund ta gjeni duke klikuar KËTU:

Nga 37 Komuna e Kosovës, KDI-ja e ka renditur Podujevës në vendin e 20-të, në nivel të përgjithshëm të transparencës.

Ndërkaq, Drejtuesit e USAID-it thanë se transparenca ndikon pozitivisht në punën e institucioneve lokale.

“Më shumë se gjysma e mjeteve publike në Kosovë shfrytëzohen përmes prokurimit publik. Prokurimi transparent dhe i hapur mund të ketë një ndikim shumë të madh, dhe lejon një transparencë më të madhe e mundëson lajmërimin e rasteve kur sistemi i prokurimit nuk funksionon siç duhet”, ka thënë Zeinah Salahi përfaqësuese e USAID-it në Kosovë./Llapi.info