Llapi ka arritur të shënojë fitore në shtëpi, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 4-1, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve, kur në minutën e 15-të Jamin Raboshta shënoi për 0-1.

Nikoqirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 65-të me anë të sulmuesit, Enis Zabërgja.

Sulmesi i njohur Zabërgja nuk u ndal me kaq, pasi që në minutën e 79’ realizoi golin e dytë personal, duke i dhuruar epërsinë e parë klubit nga Podujeva.

Krejt në fund të ndeshjes, Arbnor Ramadani dhe Labinot Osmani vulosen fitoren e Llapit për 4-1.

Bardhëekaltrit nga Podujeva arritën t’i arkëtojnë 3 pikët e para në tabelë për këtë edicion, kështu duke e nisur kampionatin me fitore.

Fitoren e parë e ka shijuar edhe Feronikeli që mposhti Drenicën, ndërsa Prishtina dhe Flamurtari barazuan në derbin tjetër lokal.

Në ndeshjen e radhës, ‘Legjendat’ udhëtojnë te Drenica, ndërsa ‘Forca’ e pret në shtëpi Trepçën ’89./Llapi.info