Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Të dy janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, ekipet policore kanë dalë në vendin e aksidentit./Llapi.info