Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Në këtë përplasje kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë, me me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Të dy janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës 12 nga to ishin me të lënduar, derisa u shënua një viktimë./Llapi.info

Llapi.info ka siguruar pamje nga ky aksident: