Llapi mund të mbetet pa njërin ndër më meritorët në suksesin e madh llapjan, inkuadrimin në Superligë.

Portieri Armend Blakqori nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me kryesinë e klubit për vazhdimin e kontratës, andaj mund ta vazhdojë karrierën larg stadiumit “Zahir Pajaziti”.

“Kemi biseduar me krerët e Llapit për vazhdimin e kontratës, mirëpo nuk jemi marrë vesh. Ende nuk kam vendosur se ku do të luajë në edicionin e ri, por një gjë të tillë do ta bëjë së shpejti”, deklaroi Blakqori për GazetaOlle.com, transmeton llapi.info.

Blakqori ka shkëlqyer këtë edicion me Llapin, derisa gazeta mëson se ai është kontaktuar nga dy skuadra të Superligës./llapi.info