Llapi është mposhtur si mysafir i Drenicës në Skenderaj me rezultat 3-0, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë e ndeshjes në “Bajram Aliu” përfundoi me rezultat 0-0, kështu duke u zhvilluar një pjesë loje e zbehtë nga të dyja skuadrat. Por, kështu nuk ndodhi në 45-minutëshin e dytë.

Nikoqirët dominuan tërësisht pjesën e dytë, pasi që brenda 12 minutave realizuan dy gola nëpërmjet Harmon Van Dave Gbowea 51’ dhe Osman Mëziut 63’.

Vendasit nuk ndalen me kaq, pasi që në minutën e 74’ Qemail Elshani realizoi për 3-0.

Deri në fund të ndeshjes, skuadrat patën disa raste shënimi, por pa konkretizim.

Llapi pas dy ndeshjeve ka 3 pikë të grumbulluara në tabelë, aq sa ka edhe Drenica me këtë fitore të sotme.

Në ndeshjen e radhës, klubi nga Podujeva e pret në shtëpi Ballkanin, kurse Drenica udhëton te Trepça ‘89./Llapi.info