Pritje dhe kolona të gjata janë krijuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, njofton Llapi.info.
Pas përfundimit të pushimeve, të gjithë mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë janë duke pritur mbi tetë orë në Merdare, në dalje të Kosovës.
Sipas statistikave të Qendrës së Menaxhimit të Kufirit, fluksi më i madh është në dalje të Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdare.
Atje qytetarët janë duke pritur mbi 8 orë e 20 minuta apo 500 minuta dhe kolona ka arritur deri në 1.7 kilometra.
Edhe në Mutivodë në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në tre orë apo 180 minuta dhe kolona është 200 metra.
Ndërkaq, Sipas këtyre statistikave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja nuk është më e madhe se 10 minuta./Llapi.info