Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zakut të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira tri vetura.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 8:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kërpimeh- Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë katër persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente, prej tyre 26 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info