Rreth orës 17:20, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës, raporton Llapi.info.

Trupi i pajetë është gjetur nga pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ditën e pestë të kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i personit Sh. Sh (mashkull) 55 vjeç, që ishte fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorinë përkatëse do të ndërmarrin veprimet e mëtejme”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, rasti kishte ndodhur gjatë ditës së diel. Kërkimet për gjetjen e 55-vjeçarit filluan nga e diela, ndërsa sot është gjetur pas pesë ditë kërkimesh./Llapi.info