Podujeva, foto arkiv

Mëngjesin e djeshëm, dy persona pas një fjalosje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas ka pranuar dhe tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thotë PK./Llapi.info