Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, vetëaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, teksa në bazë të pamjeve shihet se një automjet ka përfunduar matanë rrugës kryesore. Llapi.info është në pritje të detajeve tjera nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet se a ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar rastin.
Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë janë shënuar 62 aksidente, prej tyre 30 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info