Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka mirëpritur
deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU, z.Peter Bayer dhe drejtorin e KAS-it për Kosovë, z.Johanes Rey me bashkëpunëtorë.

Kjo është vizita e dytë e z.Bayer në Podujevë, por e para pas zyrtarizimit të miqësisë me Velbertin, qytet nga i cili vjen deputeti i Bundestagut Gjerman.
Me miqtë nga Gjermania biseduam për format e bashkëpunimit të komunës sonë me qytetet nga Gjermania, me të cilat Podujeva ka traditë bashkëpunimi.
Po ashtu, gjatë takimit biseduam edhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend me theks të veçantë situatën e krijuar pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rëndësinë që pas këtij procesi Kosova të dalë me një përbërje qeveritare që adreson çështjet me rëndësi vitale për vendin.

Këtë e ka konfirmuar edhe në rrjetin e tij social në facebook.