KEDS ka njoftuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
08.09.2019
“Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit: Në NS 220/35/10kV Podujeva dotë ndërprehet:
NS 10/0.4kV Shaban Shala (kodi: 14000002011) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Një pjesë e rrugës Afrim Zhitia dhe një pjesë e rrugës 28 Nëntori, Shkolla “Shaban Shala” dhe Shkolla “Naim Frashëri”.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ndërprerësit 0.4kV në NS 10/0.4kV.
Punime nga palët e treta.
10.09.2019
NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:
Punime nga investimet
Në Stabiliment në Bellopojë:
Dalja 10kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Dalja 10kV Sharbanët (Kodi: 14016003) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Vendet: Batllava, Gërdovci, Kaçibegu, Bellopoja, Sibovci pjesërisht, Sharbani, Halabaku, Dyzi, Tërrnava dhe Vanoci.
Arsyeja e ndërprerjes:Shtrirja e përcuesit në projektin Bellopojë –Kulla –Lot 15 ZPRRD 2019″, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info