Një person është ndaluar e më pas është liruar nga Policia pasi që i njëjti ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor, transmeton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Merdare, ku një drejtues i autobusit të një agjensioni turistik me targa vendore i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 10 euro.
“Me urdhër të prokurorit të hollat janë sekuestruar dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info