Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Agim Veliu, sot është takuar me strukturat e LDK-së në këtë komunë, ku është biseduar për organizimin e zgjedhjeve, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Veliu në një postim në rrjetin social Facebook ka shtuar se LDK-ja në Podujevë po mobilizohet për fitore.

“Sot takova të gjitha strukturat e LDK-së në Podujevë, ku biseduam për organizimin dhe mobiliImin për zgjedhjet e tetorit. Diskutuam edhe për përgatitjet dhe organizimin e parafushatës për kandidatët e degës sonë për deputetë, e cila do të përfshijë aktivitete në secilën pjesë të strukturës, në secilin fshat dhe në secilën lagje. LDK në Llap do të shënojë fitoren e radhës, e cila do ta ndihmojë LDK-në në arritjen e fitores së madhe, me kandidaten tonë për kryeministre znj. Vjosa Osmani”, ka shkruar ai./Llapi.info

Image may contain: 2 people