KEDS ka njoftuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

“11.09.2019: Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

Në NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Lp 35kV Shajkoci (Koliq-Batllava) (Kodi: 140150) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Pa tension mbesin daljet 10kV:

Dalja 10kV Batllava (Kodi: 14015001)

Dalja 10kV Orllani (Kodi: 14015002)

Dalja 10kV Burgu i Dyzit (Kodi: 14015003)

Vendet: Batllava, Kaqebegu, Gërdovci, Lluga, Orllani, Kalatica, Bllata, Metergovci dhe Burgu i Dyzit.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i izolatorëve mbajtës të 35 kV.

12.09.2019

NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Surkishi, Lladofc, Sfeqël, Dumoshi, Shajkovci, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçuesit nepër shtyllat e reja të rrjetit me tension 10kV dhe energjizimi i rrjetit të ri 10kV.

Në NS 220/35/10kV Podujevë do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Sfeqël Visoka (Kodi:14000008050) prej orës 09:00-12:00 dhe 13:00-16:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Sfeqël.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin investiv- Projektin “Sfeqël Visoka”. (Shtrirja e kabllos 0.4kV)”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info