Ndonëse punimet kanë nisur kohë më parë, në qendër të Podujevës po vazhdon ende asfaltimi i rrugëve.
Këto punime po vështirësojnë qarkullimin e veturave dhe të këmbësorëve. Përveç kësaj, atje po shkaktohet edhe pluhur i madh.
Një qytetar ka dërguar video në redaksinë e Gazetës Sinjali, në këto pamje shihen veturat e mbuluara nga pluhuri. E kjo gjendje tash e sa kohë ka ‘paralizuar’ bizneset e shumta përkitazi me këtë rrugë.
Sipas tij, nëse veturën e parkon në qendër të Podujevës mund ta shihni në këtë gjendje.