Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një rrahje në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë përleshje kanë qenë të përshirë dy persona, ku për pasojë njëri ka pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, “i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”./Llapi.info