Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Për të gjithë besimtarët myslimanë nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, andaj uroj që ky muaj i madhërishëm të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.
Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit, andaj le të jetë ky muaj i sakrificës, tolerancës dhe solidaritetit për qytetarët tanë.
Urime muaji i shenjtë i Ramazanit dhe paçi agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info