Politologu Albinot Maloku nëpermjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish komandantit të UÇK- së Ramush Haradinaj, duke e quajtur tribiunalin ndërkombëtar “cirk më vete”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Flet-arrestet autoriteteve serbe vazhdojnë të jenë një cirk pa krip me të cilat po shërbehen ato vende që ende nuk janë update-uar me më të rejat nga gjykata e ICTY. Gjithsesi, ICTY ishte cirk më vete. Vendet të cilat vazhdojnë ti konsiderojnë me seriozitet flet-arrestet e autoriteteve serbe janë shaka më vete! Para ca dite autoritetet zvicerane, duke u mbështetur tek një flet-arrest të autoriteteve serbe, ndaluan ish-komandantin e boshnjakëve të Bosnjës, Naser Oriq, i cili është liruar nga cirku/gjykata e ICTY, kurse sot mësojmë se edhe ish-komandanti Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet sllovene, gjithherë duke u mbështet tek flet-arrestet që Serbia i ka me bollëk ndaj të gjithë atyre që edhe cirku/gjykata e ICTY i ka nxjerr të pafajshëm. Kjo gjë do të duhej të ishte shqetësuese për shtetin e Kosovës.