Bekim Jashari, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame – dega në Podujevë, përmes një mesazhi ka uruar gjithë qytetarët llapjanë dhe shqiptarët në tërësi për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Bashkësia Islame në Podujevë, uron gjithë qytetarët llapjanë dhe shqiptarët në tërësi me rastin e Muajit të Lavidishëm të Ramazanit, Muajit të Kur’anit Fisnik, duke lutur Zotin e gjithësisë që ky muaj të jetë lehtësues dhe frymëzues për punë drejt mirëqenies së njerëzimit mbarë”, thuhet në urimin e BIK-ut, dega në Podujevë./Llapi.info