Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se një veturë ka humbur drejtimin me ç’ rast edhe është vetë-aksidentuar duke u përplasur në një shtëpi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Lajmin se ka të lënduar për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

“Ekipet tona të urgjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, deri më tani vetëm këtë informacion mund t’iu ofrojmë”, kanë thënë nga Emergjenca.

Po ashtu, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur tre aksidente me fatalitet, prej 64 gjithsej sa ishin në total.

Sipas Policisë së Kosovës, 22 ishin me persona të lënduar, kurse në 39 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për aksidentin në fjalë./Llapi.info