Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se një veturë ka humbur drejtimin me ç’ rast edhe është vetë-aksidentuar duke u përplasur në dyert e një shtëpie. Portali ka siguruar pamje nga ky aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar, teksa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur tre aksidente me fatalitet, prej 64 gjithsej sa ishin në total.

Sipas Policisë së Kosovës, 22 ishin me persona të lënduar, kurse në 39 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale./Llapi.info