Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e VV-së në Podujevë, Fitim Haziri ka thënë se nga pushtetarët aktual të rinjtë po largohen nga vendi.
Këtë shqetësim vazhdimisht e ka paraqitur Haziri, derisa ka akuzuar pushtetin aktual lokal dhe qendor për mungesë të perspektivës.
“Atë që nuk e arriti as Millosheviqi, atë po e realizojnë pushtetarë kriminal e të korruptuar”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Postimi i plotë:
Ditëve të shtunë këto rrugë ishin përplot njerëz e gjallëri, të cilat sot e për çdo ditë e më tepër po zbrazen.
Në mungesë të perspektivës e duke ikë nga keqpërdorimet e pushtetit komunal e qendror, të rinjtë gjithnjë e më shumë po e braktisin Podujevën.
Atë që nuk e arriti as Millosheviqi, atë po e realizojnë pushtetarë kriminal e të korruptuar