Entuziastët e automjeteve e dinë se dy gjeneratat e para të VW Golf u prodhuan edhe në fabrikën TAS në Sarajevë nga viti 1976 deri në vitin 1992.
Siç shkruajnë mediat boshnjake një nga modelet në Sarajevë ishte VW Golf JGL, një makinë e rindërtuar e famshme e gjeneratës së parë.
Versioni i tillë me benzinë thuhet se kishte një motor 4-cilindër 1.3 litërsh, me 60 kuaj-fuqi, ndërsa pajisjet JGL ishin të përshtatshme për klientët në ish-Jugosllavi.
Dhe një Golf i tillë, produkt origjinal i TAS, thuhet se është prezantuar nga një tregtar gjerman në Cottbus, raporton Telegrafi.
Marcel Schmidt njoftoi se po e shiste veturën e prodhuar në mars të vitit 1982, me 88,400 kilometra të kaluara.
Sipas tregtarit, makina është një e restauruar plotësisht, me një motor dhe disa pjesë të tjera plotësisht të rindërtuara.
Dhe çmimi thuhet të jetë 7,599 euro, që sipas mediave boshnjake është pak më i ultë se çmimi i VW Golf JGL 37 vjet më parë.