Dje rreth orës 19:00, në Komunën e Podujevës është raportuar për një rast të dhunës në familje, njofton Llapi.info.

Policia thotë se i dyshuari mashkull, me të meta psikike, ka sulmuar 2 viktima, duke mos specifikuar raportin familjar mes tyre.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, pasi që ka të meta psikike. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar mjetet me të cilat janë sulmuar viktimat”, thotë Policia.

Po ashtu, PK njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Llapi.info