Aksi rrugor Tiranë-Durrës është kthyer në problematik sa i përket përmbytjeve sa herë ka reshje të shumta shiu.

Siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga Top Channel, autostrada është përmbytur sërish, si pasojë e shirave.

Situatë tejet e rënduar paraqitet në hyrje të qytetit të Durrësit.

Niveli i lartë i ujit në rrugë ka shkaktuar problem edhe për qarkullimin e automjeteve.