Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti”, përballë shkollës ekonomike “Isa Boletini”, raporton Llapi.info.
Portali mëson se në këtë rrahje janë të përfshirë edhe disa nxënës nga shkolla e mesme ekonomike.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.
Ndërkohë, përballë kësaj shkolle edhe vitin e kaluar ka pasur dhjetëra raste të tilla, ku edhe ka pasur persona të therur me thikë./Llapi.info