Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se me keqardhje e ka mësuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

“Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi”.

“Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.