Në muajin e kaluar Federata e Futbollit të Kosovës, i ka shkruar një letër Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), për të parandaluar zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe në veri të Kosovës.
FIFA i ka kthyer përgjigje FFK-së nëpërmjet zëvendëssekretarit gjeneral Matthias Grafstrem.
Grafstrem në letrën e dërguar në adresë të kryetarit të Federatës, Agim Ademi i ka kthyer përgjigje negative duke theksuar se klubet serbe kanë të drejtë të luajnë në veri.
“Sipas paragrafit 107 të statutit të FIFA-së, fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën kujdesin e Federatës Serbe të Futbollit, nuk e dëmton autoritetin e përgjithshëm organizativ të FFK-së në territorin e saj.”
Tutje në letrën e zëvendëssekretarit të FIFA-s thuhet se FFK duhet ta heqë kërkesën tek institucionet e sigurisë që të zhvillohet ndeshja Crvena Zvezda dhe “Trepça” nga veriu i Kosovës.