Sot zhvillohen 3 ndeshje të javës së shtatë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, xhiro kjo që takon Llapin dhe Dukagjinin, njofton Llapi.info.
Ndeshja nis me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”.
Llapi në këtë ndeshje hyn i motivuar pas fitores bindëse ndaj Flamurtarit në kryeqytet, teksa Dukagjini u mposht në shtëpi nga Feronikeli.
Pas gjashtë javëve, Llapi ka 11 pikë në vendin e katërt, kurse Dukagjini e gjen vetën në pozitën e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.
Ndërkohë, gjatë ditë së sotme takohen edhe Feronikeli – Ferizaj dhe Trepça 89 – Flamurtari./Llapi.info