Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, njofton Llapi.info.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se llapjanët kanë mbështetur fuqishëm liderin e VV-së, Albin Kurtin.

“Podujeva masovikisht sot i tha po Kryeministrit në ardhje, Albin Kurti. Faleminderit llapjanë për respektin dhe besimin”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./Llapi.info