Partia FJALA sot ka mbajtur fushatën elektorale në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Edhe në Podujevë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

“Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj. Prandaj, sipas tij, nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Podujevës në krye me burrin e madh, heroin Zahir Pajazitin, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.
Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, si: Xhevdet Maloku, Driton Rexhepi dhe Faruk Aliu”, njofton kumtesa./Llapi.info