Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubimin elektoral në Komunën e Podujevës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot përpara qindra simpatizantëve ka mbajtur tubimin elektoral, ku tha se tani siç thotë ai i ka ardhur dita që Kosova të shpëtojë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.
Në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës, Kurti deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës. Kurti në këtë tubim përpara llapjanëve shtoi se vetëm me Lëvizja Vetëvendosje është garanci për ndryshim.