Gjatë ditës së djeshme, një person është arrestuar në Podujevë pasi është kapur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të bixhozit, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, 14 tiketa të shtypura dhe 47 euro para të imëta.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Llapi.info