Policia e Kosovës ka arrestuar një person në dyshimin se i njëjti ka kontrabanduar me migrantë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar në aeroportin Adem Jashari, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.