Televizioni gjerman ZDF, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare.

Reportazhi 43 minuta i gjatë mund të shihet vetëm në Gjermani.

Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale të cilat, sic thotë ZDF-së, kanë rrënjë  në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod nderi dhe hakmarrjeje, transmetojnë mediat.

“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, e përkufizon ZDF dokumentarin.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.