Sulmuesi i Club America, Giovani dos Santos, pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Chivas Guadalajara, saqë u detyrua të dërgohej me urgjencë në spital.

Një ndërhyrje e mbrojtësit kundërshtar, Antonio Bresino, me take të ngritur i shkaktoi dëmtim serioz në kofshën e lojtarit meksikan.

Si pasojë e goditjes, 30-vjeçari pësoi çarje dhe që në momentin e lëndimit vërehej plaga që gjakoste.

Pamjet nga xhirimet dhe fotografitë që dolën menjëherë pas dëmtimit ishin të tmerrshme, saqë ishte menduar se meksikani ka pësuar edhe frakturë në këmbë.

Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, është kuptuar se ishte vetëm një plagë në muskul dhe se nuk kishte thyerje të këmbës.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Tottenham Hotspurit është operuar dhe do të mungojë gjashtë javë. /Telegrafi/