Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës sot ka hapur konkursin për aplikim e semimaturantëve në shkollat e mesme të Podujevës. Konkursi është hapur për tri shkollat e mesme të Podujevës: Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini”, Shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli”, dhe Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”.

Kushtet që një kandidatë duhet të plotësoj në rastin e aplikimit është që të ketë të përfunduar arsimin e obligueshëm dhe të mos jetë me i vjetër se 17 vjeç.

Ndërsa, dokumentet e nevojshme për konkurrim janë:
Fletëparaqitja ( e cila merret në shkollën në të cilën konkurron);
Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
Çertifikatën e lindjes.

Konkursi është i hapur deri më datën 22 qershor në ora 16:00.

11123565_10204198571660198_1042135659_n

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 23 qershor 2015.

Lidhur me numrin e nxënësve që do të pranohen dhe drejtimet përkatëse, shikoni fotot më poshtë./Llapi.info

New Picture

New Picture (1)

New Picture (2)