Real Madridi ka punësuar sigurim për t’i mbrojtur shtëpitë e lojtarëve pas rastit të plaçkitjes së shtëpisë së Casemiros.

Shtëpia e mesfushorit brazilian ishte plaçkitur në momentin që lojtari po luante ndaj Atletico Madridit në derbin që u zhvillua të shtunën e javës së kaluar.

Asnjë pjesëtar i familjes së Casemiros nuk ishte lënduar, mirëpo që plaçkitësit ishin futur në momentin që po zhvillohej ndeshja që përfundoi pa gola.

Ky tren është në rritje në Spanjë, pasi 15 shtëpi të lojtarëve tashmë janë thyer.


E për ta parandaluar këtë dukuri, Real Madridi ka punësuar disa rojtarë për t’i mbrojtur shtëpitë e lojtarëve të tyre.

Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe Lucas Vazquezit, mirëpo tani Los Blancos duan që lojtarët e tyre të fokusohen në fushë dhe jo te shtëpitë e tyre. /Telegrafi/