Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se Prishtina, duke ndaluar përfaqësuesit e shtetit serb që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Kosovës “legalizuan zyrtarisht ndarjen dhe aparteidin, dhe i shpalli serbët qytetarë të rendit të dytë.

Gjuriq shtoi se “fakti është që vetëm serbëve po u ndalohet të mbështesin serbët e tjerë, dhe se anëtarët e Bundestagut mund të marrin pjesë në mitingjet shqiptare, duke mbështetur udhëheqësin e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili është i angazhuar haptas për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe kundërshton dialogun me Beogradin”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.