Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mungesa e ilaçeve esenciale dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor kanë bërë që qytetarët të vdesin nëpër spitale edhe me sëmundje të shërueshme.

“Kjo i prek të gjithë e më së shumti ata që janë më të varfër, kur je i varfër edhe sëmurësh më shpesh sepse ushqehesh më keq. Kjo nuk është e drejtë, kjo padrejtësi nuk do të tolerohet prej nesh, shteti duhet të punojë për të gjithë. Por erdhi dita që me VV-në të sjellim shtetin solidar dhe të mirëqenies”.

“Erdhi dita që të rrisim investimet në shëndetësi për 120 milionë euro e të rregullojmë sistemin shëndetësor qysh në mandatin e parë katër vjeçar të qeverisë sonë. Dardana ka mbi familje dhe anëtarë të varfër nga skema sociale e cila iu ndan vetëm nga 80 cent në ditë, me neve në qeveri nuk do të ketë fëmijë dhe të moshuar të varfër e pastaj as qytetarë të varfër në Republikën e Kosovës”.

“Me mua kryeministër nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë, do të mbështesim gratë dhe vajzat duke garantuar të drejtën e trashëgimisë”, ka deklaruar Kurti në tubimin e Kamenicës.