Behgjet Pacolli në Rubikon të KTV-së ka thënë se në zgjedhjet e 2007-s partia e tij kishte fituar zgjedhjet mirëpo abuzimi me votë bëri që ai të dalë në opozitë.

Ai ka thënë se ka parë se partia e tij kishte 28 për qind, por në fund rezultatet ranë në vetëm 13 për qind.

“Erdhën zgjedhjet, ne kaluam sfidën e parë. U radhitëm si partia e tretë. Kam dëshmi sot se AKR-ja ishte fituese e atyre zgjedhjeve. Unë i kam pa rezultatet e AKR-së diku ka ora 11:30 minuta në televizionet e Kosovës që AKR-ja i ka pas 28 për qind. Në një televizion e kam parë. Më kanë thirrur nga Gjakova, kryetari i degës, më tha të fillojmë festën se ne kemi 28 për qind. Sa kam biseduar me të, kam parë në televizion 13 për qind. Kemi mbet aty. S’isha aty, por ajo që më kanë thënë është se është abuzuar me votën e AKR-së. Kemi pas në të gjithë vendin nga 13 për qind. Dikush i ka rënë sharrë”, ka deklaruar ai.