Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditën e nesërme në qytetin e Podujevës. Sipas njoftimit të bërë nga KEDS, reduktimet do të jenë sikurse ditëve të tjera, deri në 4 orë pa rrymë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

“Nga TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Sekiraqë, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët”, ka njoftuar Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS./Llapi.info