Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubimin elektoral zgjedhor në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

I madh e i vogël nëpër institucione publike ishin të ‘obliguar’ për ta përcjellë këtë tubim të kësaj partie në Podujevë.

Në mesin e tyre kishte edhe shumë nxënës të shkollave. Burime të Llapi.info (punonjës në shkolla), kanë treguar se për t’i zbatuar urdhrat nxënësit dhe punëtorët janë liruar dy orë më herët, me të njëjtin qëllim, sipas tyre, për t’u tubuar në takimin e LDK-së në Llap. Kjo e dëshmon edhe një video të cilët e kanë dërguar lexuesit e portalit.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që LDK-ja në Llap akuzohet për të njëjtën çështje./Llapi.info