Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherazi kandidat për kryeministër, Kadri Veseli ka njoftuar se partisë së tij, i është bashkuar një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, Flamur Shala.
Veseli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se Shala ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën dhe se nga sot ai do të jetë pjesë e PDK-së.
Në shkrimin e bërë, Veseli ka shkruar se Shala ishte shef i grupit të asamblistëve të LDK-së, zëvendës-kryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, siç ka shkruar ai, ata janë më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë.