Pesë persona kanë humbur jetën kur aeroplani ukrainas Antonov-12 u detyrua të bëjë ulje emergjente për shkak se kishte mbetur pa karburant, por nuk ia arriti qëllimit dhe u rrëzua.

Aeroplani transportues i ishte afruar aeroportit Lviv në Ukrainë për afro gjysmë milje, derisa po udhëtonte nga Vigo e Spanjës, transmeton Telegrafi.

Aeroplani ishte zhdukur nga radarët për më shumë se tetë milje, e fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes tregojnë copat e mbetura të aeroplanit të rrëzuar në fshatin Sokylniki.

Raportohet se pesë persona që ishin në bord kanë humbur jetën, derisa tre tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Kujtojmë se aeroplani që po transportonte mallra ishte aeroplan që dikur i përkiste forcave ajrore të Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/