Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pritur sot bashkatdhetarë prej gjithandej globit.
“Sot pritëm shumë mërgimtarë entuziastë të sapoardhur në Kosovë nga ShBA-të, Anglia, Gjermania, Zvicra e Austria, për tubimin e fundit të madh sonte e për votimin, fitoren e festën e së dielës. Mijëra të tjerë në kufij, në ajër e në nisje drejt vendit i përshëndetëm dhe i uruam rrugë të mbarë për në atdhe”, thuhet në një postim të VV-së në Facebook.
“Mërgata e ka mbështetur gjithmonë ndryshimin dhe Lëvizjen tonë. Madje edhe paqen sociale e mbijetesën në Kosovë e kemi vetëm falë remitancave të tyre”.
“Mërgata jonë është vula e fitores sonë. Me mërgatën dhe me qeverinë Kurti e ardhmja do të jetë e ndritur e me plot mundësi për rikthimin e investimin e tyre”.